Banorët e pallatit 8 katësh në Gjirokastër, prej më shumë se 8 muaj janë detyruar të jetojnë në shtëpi me qera si e vetmja zgjidhje e gjetur, në kushtet kur shtëpitë e tyre tyre janë kthyer në një ambient të papërshtashëm jetese.   

Masivi prej qindra metër kub dhe, që rrëshqiti në muajin shkurt mbi një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit”, ka shkaktuar plasaritje të mureve të pallatit, duke bërë që familjet e këtij pallati të gjenden të papërgatitur nga situata e zemërimit të motit .

Gazetari i Report Tv , Piro Nase, ishte në Gjirokastër ku informoi se situata për banorët në këtë lagje mbetet e vështirë dhe 25 familjet e pallatit 8 katësh në lagjen, “Kodra e Shtufit”, i janë drejtuar sërish Bashkisë Gjirokastër për tu informuar se cili do të jetë fati i banesave të tyre. Banorët ankohen se  prej 8 muajsh nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga autoritet shtetërore të cilët duhet të ndërhynin në kohë për të gjetur një zgjidhje për situatën e tyre .

Pas dhënies së alarmit nga vetë banorët  së fundi ata kanë paralajmëruar se nëse nëse nuk ndërhyhet  ata do të dalin në grevë . “Sapo fillojnë shirat, situata në pallat është shumë e vështirë dhe nuk mund të jetohet”- rrëfen njëra nga banoret e pallatit.

Fondi prej 85 milion lekësh është akorduar, por Bashkia e Gjirokastrës nuk mund ta tërheqë atë  në mungesë të një  projekti nga ana e Emergjencave Civile. Banorët thonë se do  të kryejnë  ndërhyrje vetë në pallat, por i tremben një katostrofe të mundshme, e si rrjedhojë e vetmja zgjidhje për ta mbetet greva e urisë. Në shkurt të këtij viti, 25 familjet e pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” u gjetën të papërgatitur moti dhe u përballën me masiv dheu që zbarkoi në shtëpitë e tyre.