Një rast trafiku emigrantësh është goditur sot nga polici e Gjirokastrës. Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë itinerarin e 30 emigrantëve që pasi kalojnë kufirin e gjelbër hyjnë në tokën shqiptare e me furgon do të transportoheshin drejt Shkodrës. Më pas udhëtimi vijon drejt vendeve të BE-së.

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Dragotit”, policia ndaloi furgonin tip “Benz” ku ishin futur emigrantët që drejtohej nga një 32 vjeçar nga Tirana.

“Nga kontrollet në këtë automjet u konstatuan 30 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët 32-vjeçari po i transportonte në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht kufirin’ informoi sot policia e Gjirokastrës.     

Personi I arrestuar është identifikura si D.H, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit D. H., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.    

Operacioni i kodua "Delta 2" u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Seksionin për Hetimin e Krimit në DVKM Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete.   Dosja I kaloi prokurorisë së Gjirokastrës.