Gjirokastër, rreth 300 turistëve
në ditë vizitojnë qytetin e gurtë

Gjirokastër, rreth 300 turistëve<br />në ditë vizitojnë qytetin e gurtë
GJIROKASTRA - Gjirokastra po vizitohet nga qindra turistë në ditë ndonëse temperaturat e larta të ajrit janë në kulmet e veta. Vizitorët kryesisht nga vendet perëndimore, janë ditorë ndërsa vetëm një pjesë e paktë e tyre, qëndrojnë me ditë për të shijuar bukuritë jo vetëm të qytetit të gurtë, por edhe të natyrës shumë të pasur të zonës përreth.

Sipas një përllogaritjeje të agjencive turistike vendase, përditë Gjirokastrën, e vizitojnë 300 turistë duke e shndërruar zonën, në një destinacion mjaft të pëlqyer. Mjaft prej vizitorëve vlerësojnë qytetin për kapacitetet e tij promovuese të kulturës së hershme, ndërtimeve karakteristike dhe aseteve që ka. Kështjella e qytetit, muzeumet, banesat karakteristike, janë destinacionet e vizitorëve të huaj.

Një çift gjerman shprehet: Ne vijmë nga Gjermania. Gjirokastra është vërtet një qytet interesant. Për mua është hera e dytë që vij këtu. Mendoj se njerëzit janë modernë, por qyteti është tradicional. Për mua është shumë i bukur dhe ushqimi më pëlqeu shumë.

Përgjegjësja e muzeut të armëve Teuta Kallajxhi, shprehet se numri i turistëve, ka pësuar rritje të ndjeshme këtë periudhë në raport me vitin e kaluar.

Vizitorët e huaj, krahas vizitave që ndërmarrin në qytet, nuk lënë pa frekuentuar edhe zonat arkeologjike që janë disa në pjesën e luginës së Drinos. Megjithatë, kështjella e qytetit për ta ngelet një vend që pakkush e ndesh me madhështinë që ka. Pjesë e guidës turistike, është edhe banesa e ish udhëheqësit komunist Enver Hoxha, banesa e shkrimtarit Ismail Kadare dhe e gjuhëtarit Eqrem Çabej. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!