Gjirokastër/ 'Rrugorja' arreston 3 shoferë të dehur në timon, 367 gjoba dhe 4 patenta të pezulluara në javën që lamë pas

Policia e Gjirokastrës njofton se në javën që lamë pas ka arrestuar tre shoferë, ka pezulluar 4 patenta dhe janë vendosur 367 gjoba.

Në prangat e policisë ka rënë R.M., 50 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar ndërsa pas testit ka rezultuar i dehur.

Gjithashtu edhe A.R., 32 vjeç nuk i është bindur policisë për të ndaluar pasi ishte në gjendje të dehur. Sakaq, në pranga ka rënë edhe A.G., pasi në gjendje të dehur është përfshirë në aksident ku kishte vetëm dëme materiale.

"Rrugorja' bën me dije se janë vendosur 367 gjoba si vijon:
- 4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

- 45 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

- 120 masa për parakalime të gabuara;

- 1 masë për shpejtësi mbi normën e lejuar;

- 105 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

- 91 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë