Pas 8 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e MZSH Gjirokastër me në krye komandant Gramkz Llapi, kanë arritur që të shuajnë ditën e sotme zjarrin e rënë dje (25 gusht) në Topullaraj, në Gjirokastër.
Sipas informacioneve të Report tv, operacioni për shuarjen e zjarrit masiv të rënë diten e djeshme në Topullaraj, arriti të shuhej në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm.
U luftua duke mbrojtur nga flakët fshatrat Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat. Në operacion për fikjen e zjarrit përveç gjithë efektivit zjarrfikës, morën pjesë edhe 6 punonjës me kontratë.
Në vendngjarje do vijojnë të qëndrojë një grup prej 50 ushtarësh për mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit.












Komente
Komento