Gjirokastër, transportonte 64 emigrantë me furgon dhe nuk i ndaloi policisë, në pranga 24-vjeçari nga Kosova, në kërkim 2 shokët e tij

Një 24-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar me furgon 64 emigrantë të jashtëligjshëm.

Është arrestuar Egzon Isufi, i cili i kishte marrë emigrantëve 3400 euro për t'i kaluar në mënyrë të jashtëligjshme në kufi.

Atij iu bë shenjë nga policia për të ndaluar në afërsi të fshatit Dervician, por 24-vjeçari nuk u bind, duke u larguar me vrap dhe duke braktisur furgonin.

Megjithatë arratia e tij zgjati vetëm pak minuta, pasi u vu në pranga nga efektivët. Pas hetimeve, u identifikuan edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, F. M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E. Z., 27 vjeç, banues në Kukës, të cilët janë shpallur në kërkim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    U shkon mbi 600 mijë në muaj, a duhen rritur pagat e Kushtetueses?



×

Lajmi i fundit

 ‘Jam komandant i Pentagonit!’ Qëlloi patrullën e plagosi policin në Tiranë, ja çfarë dëshmoi Klered Bozhanaj

‘Jam komandant i Pentagonit!’ Qëlloi patrullën e plagosi policin në Tiranë, ja çfarë dëshmoi Klered Bozhanaj