Gjirokaster- Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Viroit. Dy kalimtarë kanë pikasur trupin e pajetë në sipërfaqen e rrjedhës së liqenit dhe kanë njoftuar policinë.
Më vonë policia identifikoi se viktima ishte Idajete Koteli. 66 vjeçarja gjirokastrite ishte banore e lagjes Manalat dhe ishte hedhur në rjedhën e liqenit të Viroit mëngjesin e sotëm. Koteli vuante nga depresioni dhe merrte ilaçe. Gruaja jetonte e vetme në shtëpi pasi 3 vajzat që kish ndodheshin në emigracion ku kishin krijuar familjet e tyre.