Gjirokastër- Një 26-vjeçar është marrë nën hetim si i dyshuar për rastin e një motori që rezulton e vjedhur dhe më pas trafikuar në Shqipëri.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve njoftoi sot (4 Dhjetor) se referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Gjirokastër.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se motomjeti që përdorte ishte i vjedhur dhe i trafikuar në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar motomjeti dhe dokumentacioni i tij”, bëri me dije policia vendore.
Pas marrjes së dëshmisë së të riut, që mohoi përfshirjen në aktivitet kriminal, dosja i kaloi për hetim prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.