TEPELENË- Një 17-vjeçar me iniciale R.H është arrestuar pasi ishte duke lëvizur në lagjen "15 Shtatori" të qytetit me një armë zjarri kallashnikov.
Mësohet se i riu kishte marrë armën pas një konflikti për motive të dobëta që kishte pasur me 3 bashkëmoshatarë në një kalçeto. Pas njoftimit se 17-vjeçari po qarkullonte me kallashnikov në qytet, efektivët e Policisë ndërhynë ku u bë e mundur arrestimi i të riut duke u parandaluar në këtë mënyrë një ngjarje kriminale.
U sekuestrua arma e zjarrit e të riu, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet dhe një sasi kanabis, ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.