GJIROKASTER- Të rinjtë e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, kanë kontaktuar sot me kandidatin për deputet të PS të Qarkut të Gjirokastrës në një takim që kishte në thelb, njohjen e tyre me programin e qeverisë Socialiste për të rinjtë. Për kandidatin për deputet Erjon Veliaj, rinia, “është partia kryesore aleate e PS-së kjo falë edhe potencialit të tyre numerik që shkon deri në 500 mijë. Duke u ndalur tek e ardhmja e rinisë universitare, Veliaj, ka vënë në dukje mungesën e strategjive qeverisëse gjatë 8 viteve të fundit për rininë pas studentore.
Sipas Veliajt, përgjatë këtyre viteve, ka pasur një superprodhim të diplomave universitare, ndërkohë që kjo ka sjellë mungesën e vendeve të punës sipas profileve që kanë.
“Kamerierë me juridik dhe taksistë me Mastera, ndesh përditë në realitetin shqiptar. Kjo nuk i shërben aspak strategjisë për një punësim kundrejt kërkesave”, është shprehur Veliaj “dhe rrjedhimisht, programi për punësim dhe rininë i PS, saktëson me detaje këtë dukuri”.
Veliaj, ka folur më tej edhe për diskriminimin që i bëhet Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, pasi buxheti i tij është 5 herë më i ulët se ai i Universitetit të Shkodrës, çka nënkuptohet qartë për dallime të qarta politike që ka ndërmarrë qeveria edhe në këtë fushë.
Më tej, Veliaj është ndalur edhe tek politikat e punësimit në zanatet e harruara në Gjirokastër, të cilat duhet të përqafohen nga të rinjtë e sotëm.
Ndërkaq, ai ftoi të rinjtë e Universitetit të Gjirokastrës, të bëhen pjesë e politikës pasi nuk duhet shmangur kurrsesi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com