Një polic kufiri është vetëplagosur në Gjirokastër gjatë orëve të mbrëmjes së sotme. Mësohet se polici i plagosur është Sotiraq Alikaj, 56 vjeç.
/Shqiptarja.com
Alikaj ka qëlluar veten me armën e shërbimit, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime të Report TV bëjnë me dije se polici ka goditur veten në anën e majtë të kokës, ku dyshohet se plumbi i ka prekur një pjesë të trurit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










