GJIROKASTËR-Një zjarr i fuqishëm ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkure në një kompleks në qendër të Gjirokastrës.
 
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’18 shtatori'', në një godinë 4-katëshe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka lënduar nga zjarri, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
 
Si pasojë e zjarrit, qyteti i Gjirokastrës është pa energji elektrike. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një masë elektrike e bërë tek aparaturat.
 
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
zjarr gjirokaster
(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com