Gjirokastër - Zjarrvënie e qëllimshme në një zonë afër një biznesi në Gjirokastër.

Ka qenë ora 21:30 e mbrëmjes së sotme ku u konstatuan flakët e zjarrit mbi subjektin që shet materiale ndërtimi që i përket biznesmenit L. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat konstatuan se zjarri nën veprimin e erës po përhapej me shpejtësi. U ndërhy menjëherë duke shuar vatrën.

Grupi hetimor mendon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.