Gjirokastër/ Zjarr në malin e Sopotit, zjarrfikësit në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Gjirokastër-Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në malin e Sopotit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Gjirokastrës dhe Dropullit për shuarjen dhe mospërhapjen e tij në zonat përreth.

Report Tv mëson se kreu i Zjarrfikësve të Gjirokastrës, Gramoz Llapi ne kushtet kur zjarri po agravon me shumë në malin Sopot, ka dërguar edhe 30 forca vullnetare, punonjës ne varësi të Bashkisë Gjirokastër. Po punohet me tre grupe për të shuar flakët, duke zënë pika kyçe për të shmangur përhpajen e flakëve në drejtim të qytetit.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se zjarrëfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë malor.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pete: 20/07/2024 14:26

    Jo ky por "tymi" i zhvatjes se mepasme te pyke kullote do i dali me pas. Sa te kryke pune Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion