Një vatër zjarri ka rënë sot në pyllin me pisha në lagjen Gërhot të Gjirokastrës.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve. 

Ndërkohë nga pamjet e regjistruara shohim se në këtë zonë është formuar një shtëllungë e madhe tymi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri po përhapet me shpejtësi ndaj po kërkohet ndihmë edhe nga forcat vullnetare.