Në lagjen “Granicë” të Gjirokastrës është shënuar një vatër zjarri gjatë mbrëmjes, mësohet se zjarri ka rënë në tarracën e një pallati, ku ishin stivosur disa metër kub dru në pronësi të Xhemil Biraçit.
Nga flakët janë regjistruar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura.
Komento