Gjirokastër- Një zjarr ka rënë ditën e sotme (13 Janar) brenda një magazine në fshatin Këllëz, Bashkia Gjirokastër.
Digjen materiale pune dhe dëmtohet 1 ton raki, po për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz.
Shërbimi Zjarfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin në kohë të vatrës.
Gazetari i Report TV, Piro Nase informon se dëmet materiale kanë prekur gati 1000 litra raki, vegla pune dhe materiale të ndryshme.
Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, teksa hetimet vijojnë ende.