Gjirokastra dhe Elbasani fillojnë 
fazën e koncerteve folklorike zonale

Gjirokastra dhe Elbasani fillojnë <br />fazën e koncerteve folklorike zonale
TIRANE- Përgatitjet për Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës kanë hyrë në një fazë të re dhe në të 12 qarqet e vendit, pas ekspeditave dhe hulumtimeve në terren, janë përcaktuar datat e organizimit të koncerteve folklorike zonale në nivel komune, bashkie dhe rrethi sipas zonave etnografike.

Përveç Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare të qarqeve, të cilat kanë informuar hap pas hapi për ecurinë e proçesit selektiv, Ministria e Kulturës ka bere te ditur se ka përcaktuar edhe datat e organizimit të koncerteve zonale. Ministria e Kultures  bën me dije se grupet e specialistëve të trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës dhe të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike kanë organizuar takime me grupet e punës në të gjitha qarqet, kanë bërë vlerësime për ecurinë e fazës së parë të përgatitjeve dhe kanë dhënë orientime për përmbylljen e fazës së dytë që lidhet me përzgjedhjen e grupeve dhe pjesëve folklorike më të mira.

Faza e parë përgatitore ka gjetur vlerësimin maksimal nga administrata e qarqeve, qendrat kulturore të komunave dhe bashkive, grupet folklorike dhe shoqatat kulturore.
Edhe në qarkun e Elbasanit prej pothuajse një muaji kanë vijuar audicionet përzgjedhëse të grupeve dhe valltarëve që përfaqësojnë rrethet e këtij qarku.

Ndërkohë që bëhet e ditur se grupi që do të përfaqësojë Elbasanin, do të prezantojë në Gjirokastër edhe vlerat e kësaj treve, traditat e trashëguara ndër breza, por edhe kostumet e zonës. Sipas drejtorit të ansamblit të valleve dhe këngëve popullore, Sulejman Balza rrethi i Librazhdit dhe Belshi janë ndër zonat me folklor më të pasur. “Grupet do të përformojnë në sallen e teatrit Skampa, dhe fituesi do të përzgjidhet nga një juri prej 13 anetaresh” është shprehur përveç të tjerash drejtori Balza. Festivali Folklorik Kombëtar do të mbahet në kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, në datat 4-9 prill.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence

Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence