Gjirokastra nderon viktimat e komunizmit në burgun '7 penxheret' (VIDEO)

Një pllakat që përkujton viktimat e burgut të “7 Penxhereve” në kalanë e Gjirokastrës është vendosur përmes një ceremonie të organizuar nga Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë në bashkëpunim me një fondacion Gjerman. Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, është shprehur se kjo pllakat simbolizon gjurmët e hershme të persekutimit dhe ekzekutimeve pa gjyq të kundërshtarëve politikë të regjimit të cilët kanë vuajtur në burgun e “Shtatë Penxhereve.  Ai ka bërë apel për vullnet politik me qëllim fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish të përndjekurve, të ekzekutuar në burgun famëkeq të Gjirokastrës.

"Ne jemi sot këtu për të përkujtuar me qindra të burgosur politik sidomos viktimat e burgut të “7 Penxhereve” në kalanë e Gjirokastrës i cili ishte në vitet 1944-1967. Një nga burgjet më të tmerrshme të Shqipërisë, me qindra patriotë e intelektualë të shquar kanë humbur jetën në këtë burg për shkak të torturave, kushteve të këqija të burgut dhe janë varrosur në një varrezë masive pas kalasë së Gjirokastrës. Jemi për herë të parë pas kaq vitesh, më në fund u bë i mundur që të vendosim një pllakat përkujtimore", tha Nebil Çika

Familjarë të viktimave të komunizmit, ish të burgosur politikë kanë marrë pjesë në këtë ceremoni që certifikon në këtë mënyrë, ekzistencën e një varri masiv pas kështjellës së Gjirokastrës fare pranë burgut famëkeq të titulluar në atë kohë si Burgu i “7 Penxhereve”. Varri masiv mendohet të jetë nga më të mëdhenjtë në vend pasi janë groposur dhjetëra ish të burgosur politik, të cilët kanë vuajtur dënimet në ish burgun famëkeq të Gjirokastrës në vitet 1944-1967.

1582130528_pllakada.jpg

1582130511_pllakada1.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë