Tiranë, 9 Tetor / ATSH / - 46 vjet më parë, në datat 8-16 tetor 1968, në kalanë e gurtë të qytetit të Gjirokastrës
hapi siparin dhe u zhvillua edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Pas realizimit dhe mbajtjes së edicionit të pare të festivali, në edicionet e mëpasshme morën pjesë të gjitha rrethet e vendit në çdo pesë vjet, përkatësisht 1973, 1978, 1983, 1988, të cilat janë zhvilluar rregullisht në Kalanë e Gjirokastrës.
Në festivalin e vitit 1973 në fazën përfundimtare morën pjesë 1370 vetë, në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhese u aktivizuan rreth 53 mijë pjesëmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 interpretuan gjatë ditëve të festivalit.
Në vitin 1995, FFK u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit. Në muajin shtator 2000 FFK rikthehet përsëri në qytetin e Gjirokastrës.
Ky festival ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit. FFK 2004 u zhvillua në Gjirokastër nga data 29 shtator deri në 5 tetor. FFK 2009 u zhvillua në Gjirokastër në datës 24 shtator deri në 29 shtator 2009.
Festifali Folklorik i Gjirokastrës ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sone shpirtërore, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike (të kostumeve popullore, vegla muzikore, ritet dhe zejet etj.) të krijuara ndër shekuj nga populli shqiptar.
FFKGJ synon gjallerimin e jetës kulturore të vendit në përgjithësi dhe të qytetit muze të Gjirokastrës dhe zonave rreth tij në veçanti. FFK i Gjirokastrës përcjell në publikun e gjerë kulturen popullore që ruhet dhe zhvillohet në hapësirat mbarëkombëtare shqiptare. FFK evidenton vlerat e qytetit të Gjirokastrës "Pasuri kulturore e njerëzimit", mbrojtur nga UNESCO.
Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër, në vitin 2015 do të shënojë edicionin e dhjetë të tij. Për këtë aktivitet, më i rëndësishmi për traditën, kulturën dhe folklorin shqiptar, Ministria e Kulturës ka nisur përgatitjet për të sjellë një festival i cili do të jetë prezantimi më i mirë dhe një manifestim i vlerave tradicionale dhe folklorike mbarëshqiptare. Ky festival të zhvillohet në datat 04-09 prill të vitit 2015,
/k.m//a.ke/
/Shqiptarja.com