Gjirokastra, qyteti i parë
që çel sezonin turistik

Gjirokastra bëhet qyteti i parë që zyrtarizon hapjen e sezonit duke hapur dyert dhe mirëpritur vizitorët e shumtë.

Agjencia Kombëtare Turizmit, sot, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardit Çollaku morën pjesë në eventin e organizuar me Bashkinë e Gjirokastrës për çeljen e sezonit Turistik.

Gjirokastra si një qytet me mbrojtjen e lartë kulturore edhe arkeologjike të njohura nga UNESCO, sot është një nga pikat kryesore të zhvillimit të turizmit të vendit duke ndikuar akoma edhe më shumë në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Agjencia Kombëtare e Turizmit sot, jo vetëm promovoi turizmin dhe e vlerat e qytetit të Gjirokastrës, por ishte një ndihmë për bashkinë e këtij qyteti dhe subjekteve vendore të interesuara për ti dhënë vendit gjithë përfaqësimin dhe mbështetjen e duhur, të domosdoshme për dinjitetin vlerat e të cilit me së miri vetëm ky qytet përfaqëson. AKT gjithashtu shpërndau një sërë materialesh promocionale si dhe broshura të ndryshme informative për qytetarët.

Atmosfera festive që shoqëroi këtë event u pasua dhe nga një tryezë e përbashkët me operatorët turistik.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së, Ardit Çollaku vuri theksin në hapat konkrete që duhet të merren për koordinimin sa më të mirë mes sektorit publik dhe atij privat si dhe kërkoi nga operatorët turistik, dhe nga Bashkia Gjirokastër një informacion të plotë dhe të detajuar mbi vendet turistike që mbulon ky qark. Ai ftoi bashkinë e Gjirokastrës të bëhet pjesë e stendës së AKT-së në Panairin Ndërkombëtar të Shtutgartit në janarin e ardhshëm 2017 si dhe ofroi bashkëpunim maksimal për projekte të përbashkëta për rritjen e turizmit në Shqipëri.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur