GJIROKASTER- Një aksident i ka marrë jetën një 17-vjeçari në afërsi të fabrikës së këpucëve në Gjirokastër.

 Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë dhe për pasojë ka humbur jetën Myftar Xhebro 17-vjeç, banues në Gjirokastër, ndërkohë që policia bën me dije se makina nuk është në pronësi të tij.

"Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.