I njohur ndryshe si këngëtari i baladave, Vedat Ademi kërkon të rrëmbejë zemrat e publikut me “Asgjë njësoj”. Kjo është kënga më e re që sjell Vedatin në festivalin “kënga Magjike”.
Ndryshe nga titulli, Vedati mbetet po i njëjti në stil dhe në performancë. “Vij këtë vit për të plotësuar dëshirën e fansave për të më parë në skenë
por edhe për dëshirën time për të qenë pjesë e këtij kompeticioni”-shprehet ai.
“Kam muaj që punoj për këtë këngë”, tregon Vedati, që njëkohësisht nuk është shkëputur nga muzika live dhe koncertet jashtë Shqipërisë. Kënga “Asgjë njësoj”, ka ardhur si bashkëpunim me Endrit Shani i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin, ndërsa Alban Skenderaj ka shkruar tekstin e kësaj kënge.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (14 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com