Gjithë deputetët në skaner,Garda:
Hiqni xhaketat,dorëzoni telefonat..

Gjithë deputetët në skaner,Garda:<br />Hiqni xhaketat,dorëzoni telefonat..<br>
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë kaluar në skanerin e Gardës së Republikës, para se të niste seanca plenare. Burime nga Garda thanë për Report Tv se të gjithë deputetët i janë nënshtruar sot një kontrolli me skaner në hyrje të Kuvendit.

Të njëjtat burime zbuluan për Report Tv detaje nga ky kontroll i imtësishëm i ligjvënësve shqiptarë, ku atyre iu është kërkuar nga Garda të heqin xhaketat dhe të dorëzojnë telefonat, si dhe të kalojnë në skaner. Lajmi për kontrollin e deputetëve u zbulua nga ligjvënësi i djathtë, Edi Paloka, i cili tha në nisje të seancës se u kontrolluan si të ishin terroristë.

“Na u bë kontroll i rreptë në hyrje të Kuvendit. Ne jemi deputetë, as hajdutë, as terroristë, as kriminelë. Pse ka frikë ai lideri juaj global, nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë”, deklaroi Paloka. Por në kundërpërgjigje ndaj tij kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se nuk ishte në dijeni të këtij kontrolli. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë