Gjithë qytetet e vendit pasoja
nga reshjet e shiut dhe të borës

Gjithë qytetet e vendit pasoja<br />nga reshjet e shiut dhe të borës
Reshjet intensive te shiut të mbrëmjes së djeshme rikthyen përmbytjet në zonat që përshkon lumi Gjanica në qytetin e Fierit.
Më kritike situata është në lagjet ”1 maji”dhe” Konferenca e Pezës” ku uji ka hyrë në katet e para të disa banesave dhe subjekteve tregtare.

Kjo tablo tashmë është bërë e njohur për banorët e kësaj zonë, të cilët sërish nuk ngurrojnë ti bëjnë apel qeverisë të ndërhyjë.
Edhe në Durrës nuk kanë munguar problemet, teksa si pasojë e reshjeve intensive rrugët dhe trotuaret në lagjet e këtij qyteti janë pushtuar nga uji.

Ndërkohë më problematike situata është në zonën e ish kënetës, ku uji ka hyrë në katet e para të disa banesave. 
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar mjaft probleme edhe në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, teksa në Librazhd si pasojë e motit të keq është shkëputur energjia elektrike.

Në Kukës reshjet e dëborës kanë vijuar gjithë natën deri orët e para të mëngjesit të së hënës, teksa trashësia e dëborës në afërsi të rrugës së kombit ka shkuar ne 40 cm dhe në qytet 20 centimetra.

Orët e para të mëngjesit të sotëm reshjet pushuan dhe nuk raportohet për zona të bllokuara, ndërsa mësohet se në një pjesë të mirë të rrethit mungon energjia elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.

Shkak për këtë situatë është bërë një defekt në rrjetin elektrik për rregullimin e të cilit po punojnë punonjësit e OST.

Reshjet e dëborës mbrëmjen e djeshme kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës ku dëbora shkoi deri në 20 centimetra.

Aktualisht në këtë qark nuk raportohet për zona të bllokuara.

Problem me motin e keq ka pasur edhe në Lezhë, Krujë, Korçë dhe Vlorë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki