DASHI 21. mars - 20. prill
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete me e ngrohte nga me pare. Nuk do keni me asnjë lloj debati me te dashurin e zemrës dhe për çdo gjë do flisni hapur me te. Beqaret do jene joshës te parrezistueshem dhe do bëjnë shume persona për vete. Ne planin financiar Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv dhe do ju mbroje nga te gjitha problemet. Situata nuk do jete e ndërlikuar si me pare.
DEMI 21. prill - 21. maj
Sot do e keni me te lehte për te ruajtur një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift. Bashkëpunimi me partnerin do jete gjithë kohës i jashtëzakonshëm. Beqaret duhet te qartësohen njëherë vete për hapat qe duan te hedhin para se te tentojnë te joshin dike. Me financat duhet te tregoheni sa me te kujdesshëm qe te mundeni pasi po filluan problemet do e keni te vështirë qe t'i zgjidhni.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Ambienti yjor do jete shume i përshtatshëm për jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite kështu qe priten momente shume harmonike, te mbushura me bashkëpunim dhe sensualitet. Beqaret le t'i pranojnë ftesat qe do ju bëhen, por kurrsesi nuk duhet te nxitohen dhe te hedhin hapa pa u bindur nëse personat janë te duhurit. ne planin financiar nuk duhet te merrni asnjë rrezik sepse gjendja nuk do jete e përshtatshme.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Gjithçka do ece me se miri sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do bëni surpriza te njëpasnjëshme për partnerin dhe do ndiheni shume me te qete nga me pare. Beqaret duhet te jene sa me te arsyeshëm sepse po gabuan me zgjedhjet kane për te vuajtur gjithë jetën e tyre. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime kështu qe pak nga pak do arrini te bëni edhe disa investime me tepër.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Dite shume konfuze ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni ne siklet dhe nuk do dini çfarë te bëni pasi nuk do ju pëlqejë sjellja e atij qe keni ne krah. Beqaret gjithashtu vështirë se do kënaqen nga takimet qe do realizojnë kështu qe preferojnë te presin edhe pak kohe. Financat nuk do jene shume te kënaqshme prandaj mundohuni te bëni shume kujdes me shpenzimet.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Dite goxha e tensionuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera nuk do dini çfarë te bëni dhe do ndiheni keq edhe kur te thoni fjale te gabuara ndaj atij qe keni ne krah. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime impresionuese, por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante. Gjendja financiare ka për te qene shume here me e qëndrueshme nga me pare kështu qe mos u shqetësoni për asgjë.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Dite shume e privilegjuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës entuziaste, te kënaqur dhe te plotësuar. Beqaret do kenë veçse njohje gjate kësaj dite dhe nuk do hedhin asnjë hap me tej. Për ta ende nuk ka ardhur koha e ndryshimeve te mëdha. Ne planin financiar do keni fat me shumice kështu qe do arrini t'i kryeni pa probleme te gjitha shpenzimet e dëshiruara.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Do merreni vesh për mrekulli me te dashurin e zemrës tuaj kështu qe do bëni plane me afatgjate edhe për te ardhmen se bashku. Ata qe kane pasur konflikte te forta gjithashtu do jene me te qete. Beqaret do kenë me shume fat ne dashuri dhe do përjetojnë emocione si asnjëherë me pare. Sektori i financave do varet nga mënyra sesi ju di i menaxhoni te ardhurat.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni një harmoni te adhurueshme me atë qe keni ne krah dhe për asgjë nuk do qaheni. Beqaret do kenë takime te papritura te cilat do i mrekullojnë me shikim te pare. Arritjet financiare do jene gjithashtu te konsiderueshme. Përveç menaxhimit te kujdesshëm do jeni edhe me shume fat.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Lidhja juaj me partnerin ka për te qene shume problematike sot. Nuk do ndiheni mire asnjë moment dhe ne disa çaste madje do qani e do mbylleni ne vetvete. Beqaret duhet t'i shmangin ne maksimum personat qe kane pasur lidhje shume te gjata sepse dashuri te tilla nuk harrohen lehtësisht. Financat do jene mjaftueshëm te mira sa për te bere edhe investime te mëdha.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Dite jo shume mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni here pas here debate me partnerin dhe nuk do ndiheni te qete. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te mos mbeten me te vetmuar si deri me sot. Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te prishjes se një aparati elektrik mund t'iu duhet te shpenzoni me tepër.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Jeta juaj ne çift do privilegjohet tej mase sot dhe keni për te përjetuar vetëm çaste te lumtura se bashku. Do i sqaroni edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur dikur. Beqaret do jene me tërheqës dhe do arrijnë te bëjnë për vete shume persona. Edhe sikur te duan ata nuk do i shpëtojnë dot krijimit te një lidhjeje. Te ardhurat do përmirësohen shume me tepër dhe do ndiheni me te çlirët për te bere investime me shume.