TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, në rubrikën e tij të përditshme, me qendrat shëndetësore, të cilat ai shprehet se janë transformuar totalisht. Kreu i qeverisë ka publikuar video të këtyre qendrave shëndetësore se si kanë qenë përpara marrjes së mandatit të tij dhe ndryshimin, siç ai e thekson, që kanë pësuar në 8-vjeçarin e tij qeverisës.
"Gjithçka ishte katastrofë"
"Nuk ka pasur asgjë veçse një shtrat", shprehen infermierët.
Rama shkruan se me programin e tij 300 qendra shëndetësore kanë dalë në dritë.
"Mirëmëngjes dhe me ndryshimin total të qendrave shëndetësore të Tiranës, që kanë dalë nga errësira në dritë me programin tonë të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.