TIRANE- Me mijëra studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kanë përshkallëzuar dje protestat për ti thënë “Jo” importit të armëve kimike siriane në vendin tonë për tu asgjesuar. Në ditën e tretë të këtyre protestave, qytetarët janë vendosur para parlamentit për të kundërshtuar ardhjen e armëve kimike nga Siria, duke shënuar edhe protestën më të madhe deri tani qytetare për këtë çështje. Protestat nisën që në orët e para të mëgjesit, ku shumë nga nxënëësit kishin bojkotuar mësimin për të qenë të pranishëm në thirrjen që iu bë qeverisë për ndalimin e armëve kimike në vendin tonë.
Në orët që pasuan protesta është zhvendosur para kryeministrisë ku qindra të rinj dhe qytetarë kanë kërkuar që qeveria të deklarohet kundër armëve kimike. Njerëzit janë stacionuar në Bulevard para godinës së Kryeministrisë duke protestuar gjatë gjithë gjithë ditës deri në orët e vona të mbrëmjes. Ata kanë qëndruar me maska dhe parrulla tëndryshme para godinës së Kryeministrisë.
Protesta në rrethe
Kundër importit të armëve kimike siriane në Shqipëri janë ngritur edhe qytetarët e Shkodrës. Protestuesit kanë bërë thirrje për një “Shqipëri të pastër”. Nga Shkodra ka reaguar për armët kimike edhe Arqipeshkvi Metropolitan i Shkodër-Pult, Massafra. Arqipeshkvi Massafra është shprehur se: “Jemi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri, nuk mund të trajtohemi kështu se jemi një vend i varfër, armët t’i demontojnë ato vende që i kanë prodhuar, ose t’i demontojë ai vend që i ka pasur në posedim”. Në të njëjtën kohë edhe qytetarët e Lezhës u ngritën dje në protestë kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Protesta janë zhvilluar edhe para prefekturës në Fier, Bulevardin ‘Aqif Pasha’ në Elbasan dhe në Durrës ku nxënësit e shkollave u ulën në sheshin përpara bashkisë duke kundërshtuar shkatërrimin e armëve kimike në vendin tonë. “Jo armëve kimike, e duam tokën tonë”, kanë deklaruar nxënësit.
Protestat jashtë vendit
Jo vetëm brenda vendit, në protestë janë ngritur edhe shqiptarët që jetojnë jashtë territoreve shqiptare. Dje janë organizuar protesta në Paris, Milano dhe Berlin. Në Paris protesta ka nisur në orën 11:00, përpara Ambasadës Shqiptare, në Milano në orën 11:00 në Piazza Cordusio dhe në Berlin pritet të protestohet para Ambasadës së Shqipërisë në orën 16:00.
Vetëm 100 policë për protestuesit
Përgjatë gjithë kohës kur u zhvilluan protestat masive, Policia e Tiranës, nuk ka angazhuar më tepër se 100 forca policore, ç ka përbën një risi në praktikat e deritanishme të uniformave blu. Burimet e policisë kryeqytetase thanë se rreth 100 efektivvë të Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe të komisariateve, kishin mjaftuar për turrmat e shumta që protestonin para Kuvendit dhe Kryeministrisë, kundër ardhjes së armëve kimike siriane. Ndërkaq, në dispozicion kanë qenë dhjetra efektivë të FNSH-së. Të njëjtat burime policore thanë se kjo “tërheqje” e policisë ka ardhur për shkak të informacioneve se asnjë nga protestuesit nuk paraqeste rrezikshmëri, ndaj struktura drejtuese policore e ka parë të arsyeshme monitorimin pa prezencë të bollshme.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com