Një avari e rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka lënë pa ujë te pijshem qytetin e Vlorës.

Defekti është konstatuar në lagjen “10 Korriku”, në tubacionin me diametër 700 milimetra, i cili furnizon qytetin, përmes depos kryesore të Ujësjellësit.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka njoftuar stakimin e detyruar të stacioneve të ujësjellësit.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të pozicionit, pasi tubi kalon pranë një banese private.

Ende nuk ka një orar të saktë për rikthimin e furnizimit me ujë.