Nën tingujt e muzikës dhe dritat e fishekzjarrëve qindra qytetarë pritën natën e ndërrimit të viteve mbrëmjen e djeshme. Duke lënë pas një vit mbushur me shumë ngjarje, të gëzuara apo të trishta (sikurse ishin këto të fundit të nëntorit), shqiptarët lanë pas 2019 duke i hedhur sytë me një rreze shprese nga e ardhmja dhe atë që na ofron 2020-ta.
Festë e gëzuar, plotë hare dhe ngrohtësi familjare ka qenë kjo darkë e ndërrimit të viteve edhe në familjen e kryeministrit Rama.
Kjo gjë shihet mjaft mirë edhe përmes një fotoje të shpërndar në rrjetet sociale nga djali i madh i kryeministrit Rama, Gregori Rama. Në foto Gregori shihet me motrën dhe vëllain e tij të vogël, Zahon, i cili ka mbështetur kokën në supin e vëllait të madh, ndërsa Rea mban në dorë një kukull.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Për aq kohë sa mbaj mend, gjithmonë kam dashur një foto si kjo”, shkruan krahas fotos Gregu duke shprehur lumturinë e tij në ato momente.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)