FIER- Gjatë 10-mujorit të parë të këtij viti, në Maternitetin e Fierit kanë lindur 787 bebe, 26 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur lindën 813 foshnje.

Drejtoresha e maternitetit, Kozeta Rama, shpjegon se kjo ulje lidhet kryesisht me faktin se shumica e grave preferojnë të lindin në Tiranë për shkak të kushteve të këqija që kishte materniteti I Fierit.

Për këtë arsye ka nisur rikonstruksioni i godinës së vjetër, ndërkohë që shërbimi është transferuar në një objekt të ri, përkohësisht deri në dhjetor të 2026-ës.

Sa i përket lindjeve me operacion, këtë vit janë regjistruar 595 raste, që përbëjnë rreth 55-60% të lindjeve. Drejtoresha sqaron se lindja me operacion përdoret vetëm kur lindja natyrale nuk është e mundur.  

Rënia e lindjeve ka qenë konstante gjatë tre vitet e fundit në qytetin e Fierit.