Gjithnjë e më pak të rinj në Gjermani, 10% e popullsisë përbëjnë moshën nga 15 deri në 24 vjeç

Gjithnjë e më pak të rinj në Gjermani, 10% e popullsisë përbëjnë moshën nga 15 deri në 24 vjeç

Sikurse njofton Enti Federal i Statisitkkave në Viesbaden, në fund të vitit 2021 vetëm një në dhjetë vetë në Gjermani ishte në  moshën nga 15 deri në 24 vjeç. Përpara 40 vjetësh raporti ka qenë një në gjashtë vetë. Në këtë mënyrë numri i të rinjve të kësaj grupmoshe si në shifra absolute ashtu edhe në kuotë është më i ulët se asnjëherë më parë që nga vitet 1950.

Bumi i beve karakteristik për vitet 1980

Me përjashtim të vitit 2015 kuota e kësaj grupmoshe është ulur vazhdimisht. Të rinjtë kanë pasur kuotën më të lartë në përbërjen e popullsisë, sipas statistikave, në gjysmën e parë të viteve 80-të, kur të lindurit në vitet e ashtuquajtur bum i bebeve ishin në moshën e rinisë. Më 1983 13,1 milionë njerëz në moshën nga 15 deri në 24 vjeç përbënin 16.7 përqind të popullsisë.

Ndër landet federale ka një diskrepancë të madhe. Numrin më të lartë të të rinjve e ka qyteti-shtet i Bremenit me një kuotë njëmbëdhjetë përqind, ndërsa kuotën më të ulët e mban landi i Brandenburgut me tetë përqind dhe landet lindore Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani me një kuotë secili nga 8.3 përqind. Baden-Vyrtenmbergu me 10.6 përqind, Renania Veriore-Vestfalia dhe Saksonia e Ulët me 10.5 përqind ndodhen mbi mesataren./ DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hara: 27/07/2022 09:05

    Ekonomija, ktu ka akoma rroga alarmuse 20.000 lekshe dhe ne alarmohemi per rrallim njerzish, edhe italia bente intervista te pa cipa njerzeve qe duke e ditur pergjigjen i bente pytjen qe pse nuk beni femi mos merakosemi shume sepse shqiptar te shperndare neper bote ka me miliona,hajde shendet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm