Prokurori i Sarandës në burg, shpërthen në lot në gjykatë! Hasa u fotografua me motrën e të pandehurit! Dosja e SPAK: Pushoi akuzën 'plagosje me dashje'

Prokurori i Sarandës Sali Hasa arrestuar dy ditë më parë si i dyshuar për korrupsion, ka shpërthyer në të qara në gjykatë këtë të hënë. Atij i janë vënë përballë provat ku është fotografuar nga hetuesit një takim i tij me motrën e një të pandehuri, ndërsa përgjimet kanë zbuluar edhe si trukoheshin ndeshjet e kategorisë së dytë për 150 euro.

Një takim i dokumentuar në zyrën e prokurorit Sali Hasa dhe përgjimet për trukimin e ndeshjes Selenica-Delvina janë ndër provat që prokuroria e posaçme ka ndaj grupit kriminal të Sarandës, ku i përfshirë ishte dhe hetuesi i arrestuar.

Në dokumentin e SPAK rezulton se Elsona Papa shoqëron në zyrën e prokurorit kallëzuesin e vëllait të saj me qëllim të pushonte procedimin penal, të marrë përsipër nga prokurori Hasa.

Seanca këtë të hënë u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa ReportTv mëson se prokurori Hasa ka qarë gjatë komunikimit të akuzës dhe provave ndaj tij.

Mes të arrestuarve në këtë grup janë Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.

Dy zyrtarët e futbollit sipas materialeve të siguruar nga Report Tv dyshohen se kanë përcaktuar rezultatin e ndeshjes Selenica – Përmeti, e cila ka përfunduar në favor të klubit Përmeti 0-1 me një penallti, e ku nga përgjimet rezulton se do paguhej arbitri nga 150 euro deri në 20 mijë lekë.

Po ashtu janë arrestuar  Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Mirani rezulton se është vëllai i Elsona Papës e cila ka shoqëruar në zyrën e prokurorit, Edison Kurkutin për të firmosur deklaratën e heqjes dorë nga kallëzimi për plagosje me dashje.

Pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë edhe një ekspert mjeko ligjor, i cili ka përpiluar një raport mjekësor false, në favor të pushimit të procedimit penal marrë përsipër nga prokurori Hasa dhe ai është Hysen Koleci, ndaj të cilit është vendosur “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndër provat materiale të siguruara nga SPAK janë disa përgjime, pamje filmike dhe vëzhgime në terren të të dyshuarve për disa javë. Atyre u janë sekuestruar telefonat celularë, u është kryer kontroll banese, ndërsa prokurorit Hasa i është sekuestruar edhe kompjuteri i zyrës. Gjykata ka lënë në fuqi masat e dhënë më herët për prokurorin Sali Hasa dhe të tjerët.

Më poshtë gjeni 2 bisedat, e siguruar nga dosja hetimore, mes Markelian Alinani (Marko) dhe Bledar Hajredinit (Bledi). Në këto Në këtë bisedë, Bledi informon Markon se ndeshja kishte mbaruar me rezultatin 0-1 dhe se i ishte borxhli për shkak se siç del nga hetimet e deritanishme, ka qenë pikërisht Marko ai që ka bërë ndërmjetësimin me arbitrin e ndeshjes Qerim Ruçi. Marko nga ana tjetër nxit Bledin që t'i japë sa më parë të jetë e mundur paratë e premtuara arbitrit duke i thënë "mbaro punë me djalin".

 

--0-1 vëlla, 0-1

---Je në rregull me vëllain?

---Të jam borxhli, ca të them vëllai jot, ty nuk të bie rruga e të jamn vërtet borxhli sot

---Ik vëllai Markos, unë ta kisha merak që javën e parë sinqerisht, ndaj të mora vetë.

----Je i nderuar vëlla, mbaro punë me djalin prite gjëkundi andej dhe mbaro punë

 

--Sa mbaroi Erseka 3 me 1, sa?

--4 me 2 mo, je gëzuar tani? Je në rregull?

---E hoqa, kisha stres të madh tani, se është përgjegjësi mbi mua

---Ik të thashë, e mora vesh iku.

---E mora në telefon atë vëllai jot, kam 150 euro me vete, do t'ia jap direkt unë mirë, janë fiks sicc ashtu

--Mirë në rregull

--Do t'i pres rrugës andej..., i thashë unë.

--Nuk e di se ccdo bësh, po me kujdes mos të shikojnë të tjerët.

--Jo jo do të pres andej nga Grilli nga Tepelena

---Aq i thashë unë, 200 mijë lek do t'i jap për Zotin

--Ee aq i venë, 150 euro kam me vete sot vëllai tënd

--Ti e di mo, jepja! Mbaro punë

---Do ja jap të gjitha, mos e diskuto, bile edhe një darkë po të dojë të ndalojë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
I arrestuar për korrupsion, KLP mblidhet nesër për të vendosur për pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të mblidhet ditën e nesërme për të marrë një vendim lidhur me shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.  Mbledhja online e KLP  do të nisë në orën 11.

Hasa u arrestua dy ditë më parë për korrupsion, ndërsa u la sot në burg. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se ai ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2021 01:50

    Per mendimin tim,ceshtja e trukimit te ndeshjeve duhet ndare nga ceshtja e korrupsionit te ketij prokurorit.Sa per lotet qe ka derdhur,mire i ben.Keshtu shlyhen lotet e mundimet e kalvaret e viktimave te pafajshme te lakmise se tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024