Gjobë 12 subjekteve,
shkatërruan lumenjtë

Gjobë 12 subjekteve,<br />shkatërruan lumenjtë
TIRANË - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar me urdhër të Kryeninspektorit ka organizuar një aksion për kontrollin dhe shfrytëzimin e paligjshëm të disa baseneve ujore.
Gjatë ushtrimit të këtij aksioni, u kontrolluan basenet, përgjatë shtretërve të lumenjve Mat, Drin, Kir, dhe Erzen ku rezultuan se 12 subjekte fizike/juridike, të cilat shfrytëzonin materiale inerte gjatë periudhës së ndaluar.
Inspektoriatisekuestroi të gjitha mjetet e kapura në flagrancë në të 12 subjektet, të cilat ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, në nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialeve inerte në shtretërit e lumenjve.
INUK vendosi saksione administrative, gjoba në vlerë totale 24.000.000LEK si dhe të gjitha masat e nevojshme që na ngarkon ligji, megjithëse shfrytëzimi i materiale inerte në mënyrë të paligjshme nga shtretërit e lumenjve vazhdon të jetë një problem.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset