Gjobëvënia ndaj Bombajt,
shoku i "Stresit" 16 orë në qeli

Gjobëvënia ndaj Bombajt, <br />shoku i "Stresit" 16 orë në qeli
TIRANE- Mbahet 16 orë i arrestuar dhe më pas lirohet nga policia shoku i këngëtarit "Stresi", Relando Kurti, i cili akuzohet nga prokuroria si gjobëvënësi i regjizorit Leonard Bombaj. Urdhëri për lirimin e tij është dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi sipas saj Gjykata e Lartë pak kohë më parë ka vendosur rëzimin e masës së sigurisë të "arrestit në burg" duke i caktuar Kurtit mësën e detyrimit për paraqitje. Ndalimi i bërë nga efektivët e komisariatit nr.3 është shpallur i paligjshëm, të cilët për pasojë pasi kanë mbajtur të izoluar 16 orë me rradhë 26 vjeçarin e kanë lënë sërisht të lirë. Për lirimin nga ambjentet e dhomave të izolimit në komisariatin nr.3, ka asistuar dhe avokati i tij Remzi Ponari, i cili mësohet se i ka vënë në dispozicion efektivave të policisë vedimin e Gjykatës së Lartë, që tregon përcaktimin e masës së sigurimit për shtetasin Relando Kurti. I kontaktuar në telefon nga gazeta "Shqiptarja.com" avokati Ponari ka sqaruar se ndalimi i klientit të tij është bllof, duke u kryer në mënyrë të paligjshme si dhe shkelur liritë themelore të të drejtave të njeriut, pasi është mbajtur 16 orë në burg në mënyrë të padrejtë. Avokati i 26 vjeçarit Relando Kurtit, që akuzohet nga prokuroria për akuzën e "Shtrëngimit dhe kanosjes me qëllim marjen e pasurisë" të rregjizorit Leonard Bombaj, tregon se policia i ka mbajtur dhe sendet personale të të arrestuarit, për shkak se ishte larguar punonjësi që mban çelësat e kasafortës.
ARRESTIMI I KURTIT
Në orën 00:30 të mesnatës, efektiva të komisariatit nr.3 në kryeqytet kanë shkuar në banesën e ish-kolegut të tyre policit Relando Kurtit që ndodhet në rrugën e "Kavajës". Ky i fundit sapo ka hapur derën, u ka kërkuar vizitorëve arsyet e ardhjes së tyre në banesën e tij. Pikërisht në këtë moment, punonjësit e policisë i kanë kërkuar 26 vjeçarit që të shkonte me ta, pasi kanë urdhër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin e tij. Mirëpo në këtë moment 26 vjeçari që së bashku me këngëtarin "Stresi" dhe tre persona të tjerë që akuzohen nga prokuroria se i kanë vënë një gjobë prej 25 mijë euro regjizorit Leonard Bombaj, ka kundërshtuar të shkojë me policët, duke i nxjerrë një kopje të vendimit të Gjykatës së Lartë. S'ërisht kjo gjë nuk i ka bindur efektivët e komisariatit nr.3, të cilët janë shprehur se vendimi i gjykatës nuk i kishte mbëritur zyrtarisht, dhe se ata në dorë kishin vetëm urdhërrin për arrestimin të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisur në këto kushte, 26 vjeçari i është bindur urdhërit të policisë, duke shkuar me ta në komisariatin nr.3 ku është mbajtur për 16 orë i izoluar.
LIRIMI NGA QELIA
Ndërkohë që avokati i tij Remzi Ponari ditën e djeshme ka shkuar në zv/drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku e ka vënë në dijeni rreth veprimeve të paligjshme të punonjësve të policisë. Ponari tregon se pasi i ka vënë në dispozicion vendimin e Gjykatës së Lartë, zv/drejtuesi ka firmosur urdhërin e lirimit, i cili i është komunikuar menjëherë Drejtorisë së Policisë Tiranës. Avokati shton se pas kësaj është bërë lirimi i klientit të tij. Mirëpo pavarësisht lirimit, 26 vjecarit nuk i janë dhënë sendet e tij personale si telefoni dhe portofoli, për shkak se punonjësi që mbante çelësat e kasafortës së provave, ishte larguar. Tashmë, këto sende pritet të meren ditën e Hënë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë