TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg Fatos Skejën, ish truprojen e Sali Berishës i akuzuar për gjobën 100 mijë dollarë ndaj biznesmenit shqiptaro-amerikan Ramazan Hima.
Masa e sigurisë arrest me burg është këruar nga prokurori Ened Nakuci, ndërsa është pranuar nga gjykatësja Etleva Deda dhe pse avokati mbrojtës i Skejës, Mark Pëllumbi ka kërkuar një masë lehtësuese për klientin e tij.
Skeja i njohur dhe si badigard i ish kryeministrit Berisha, u ndalua dy ditë më parë pasi nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rezulton të jetë përgjegjës për gjobvënien ndaj biznesmenit Hima me vlerë 100 milionë lekë ose 100 mijë dollarë.
Në burg u la dhe Gojart Loci, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në gjobëvënien ndaj biznesmenit nga Kalaja e Dodës, ngjarje kjo e ndodhur në gusht, për të cilën ishte në fuqi një vendim i Gjykatës së Tiranës.
Po për të njëjtën ngjarje, Skeja u ndalua dhe pak kohë më parë paçka se u la në gjendje të lirë. Këtë akuzë Skeja s’e ka pranuar asnjëherë dhe pse organi i prokurorisë bënë me dije, se ka prova dhe fakte të mjaftueshmë për të provuar fajsinë e gardistit dhe bashkëpuntorit Loci në ngjarjen e gjobvënies.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe si Fatos Skeja ashtu dhe Gojart Loci kanë qenë të pranishëm.
GJOBEVENIA
Gjithçka nisi në derën e shtëpisë së vëllait të biznesmenit Ramazan Hila, ku kërkoheshin 100 milionë lekë.
Bashkë me letrën ishte mbështjellë një plumb, teksa dyshohet se më 20 gusht, rreth mesnatës, në shtëpinë e biznesmenit, në Paskuqan, është vendosur eksploziv, si shenjë paralajmëruese për lekët.
Nga ana tjetër, më 7 shtator biznesmenit Hima, pronarit të 3 hoteleve në SHBA i dërgojnë një mesazh kërcënues, ku e lajmërojnë se nëse nuk i dorëzonte lekët në afërsi të komunës Dajt, do ta gjenin kudo që të ishte, duke i përmendur edhe fëmijët.
Ish-gardisti Fatos Skeja dhe biznesmeni Ramazan Hima kanë lidhje me njëri-tjetrin, pasi nëna e Skejës është kushërirë e Himës, por kanë pasur konflikt politik në zgjedhjet e 2011-ës, ku në kalanë e Dodës fitoi Partia Socialiste me kryetar komune kushëririn e Himës.
SKEJA DHE 21 JANARI
Ish-gardisti Fatos Skeja e ka hedhur pak muaj më parë në gjyq, vëllain e Hekuran Dedës, një prej viktimave të 21 janarit, duke pretenduar se i kishte cënuar nderin dhe dinjitetin.
Zabit Deda e akuzoi Skejën se i kishte ofruar para dhe foton e vrasësit të vëllait dhe në këmbim të tyre duhet të prisnin për ngushëllim kryeministrin e asaj kohe, Sali Berishën, tri ditë pas vrasjeve. Sipas tij, Skeja ka kërkuar nga familja Deda që ata të pranonin Berishën për një kafe ngushëllimi në shtëpi, në këmbim që ai t’i tregonte se kush ishte vrasësi duke i premtuar njëherësh ndihmë ekonomike. Pas këtyre publikimeve, Skeja ka hedhur në gjyq vëllain e viktimës së 21 janarit, duke pretenduar se Zabit Deda me deklarimet e tij i ka cënuar nderin dhe dinjitetin. Fatos Skeja ka qenë bodigard i ish-kryeminitrit Berisha dhe që pas 21 janarit është shndërruar në një personazh të përfolur politikisht.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com