Gjoba 110 milion Euro, PD padit në SPAK Ramën dhe zyrtarë të lartë: Do ta paguajnë dëmin me pasurinë e tyre

Kryeministri Rama, Sekretari i Përgjitshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë paditur nga Partia Demokratike në SPAK për vendimin e gjyqit për çështjen 'Beçhetti'.

Padia është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD. Kaso tha se ky është një rast i artë për SPAK, që t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh te reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

"Çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Bechetin për interesin personal të Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve.  Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.  Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës.  Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet", tha Kaso.

Ai u shpreh se ky 'dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është pjesë e dështimeve 8 vjeçare që kanë varfëruar qytetarët, e kanë bërë biznesin të pasigurt, kanë larguar investimet e huaja, kanë mbyllur vendet e punës, na ka mbajtur larg Europës'.

"Ky është një rast i artë për SPAK, që  t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është shumë e rëndësishme që për këtë çështje SPAK të hetojë me shpejtësi dhe paanësi", tha ai.

Në fund Kaso garantoi se shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt.

"Do të paguajnë ata vetë me pasuritë e tyre. Këtë do ta bëjë të mundur Partia Demokratike në ditët e para pas votëbesimit të 25 Prillit. Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro. Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë! Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën", përfundoi deklaratën nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit , Ivi Kaso.

Kujtojmë se disa ditë më parë në një shkrim të Zërit të Amerikës u njoftua se Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë