Gjoba deri në 3000 euro për 41 turistë, vodhën rërë dhe guacka në plazhin e Sardenjës

 Gjoba deri në 3000 euro për 41 turistë, vodhën rërë dhe guacka në plazhin e Sardenjës

Dhjetëra turistë do të duhet të paguajnë shtrenjtë për ‘suveniret’ e tyre nga plazhet e mbrojtura të Sardenjës.

Media italiane bënë publike të shtunë se autoritet doganore të ishullit kishin dhënë gjoba deri në 3,000 euro për 41 persona të cilët ditët e fundit u përpoqën të largoheshin nga ishulli me një total prej 100 kilogramësh rërë, guaska deti dhe gurë të vegjël.

Agjencia e lajmeve LaPresse tha se në disa raste turistët kishin vendosur suvenirin e plazhit për shitje në internet, duke furnizuar tregun e paligjshëm të etur për suvenire të  tilla, duke përfshirë zonat e turizmit përgjatë bregut smerald të ishullit italian.

Çanta me rërë, guacka dhe gurë u sekuestruan në aeroportet dhe portet e Sardenjës në përputhje me një ligj rajonal të vitit 2017 që përcakton gjoba nga 500 euro (600 dollarë) deri në 3000 euro. Rëra e kapur u kthye nga autoritetet në plazhe. Ligji synon të parandalojë efektin kumulativ të heqjes së rërës dhe guackave nga miliona turistë që dynden çdo vit në ishullin mesdhetar, i cili është i njohur për shtrirje të gjata të plazheve të pacenuara me rërë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK