Gjoba e Bashkisë ndaj PD, Olli:
Veliaj të dorëhiqet si falsifikato

Gjoba e Bashkisë ndaj PD, Olli:<br />Veliaj të dorëhiqet si falsifikato
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli ka reaguar sot pas ekspertizës së publikuar të gjobës së vendosur nga Bashkia për Partinë demokratike, pas protestës së 8 dhjetorit, ku ka kërkuar dorëheqjen e Veliajt si falsifikator.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook” Leonard Olli thotë se fakti që firma ka qenë e inspektorit por teksti i gjobës jo, tregon se Erion Veliaj ka një tjetër talent, atë të falsifikimit e manipulimit të dokumentave.

Olli ka shtuar se ky është një akt i turpshëm dhe veprim i pacipë, që kërkon të denigrojë nëpunësin e Shtetit, familjen e tij, por edhe Partinë Demokratike.

Ai i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj që të japë dorëheqjen nga posti i tij, pas zbulimit dhe faktimit të këtij akti të turpshëm.

Ja deklarata e Leonard Ollit
Erion Veliaj vijon të promovojë në vazhdimësi talentet e tij. Ai tashmë nuk është vetëm guximtari për të vjedhur, talenti për të mashtruar, por edhe super talenti për të falsifikuar dhe manipuluar.
Ekspertiza e laboratorit kriminalistik ka vërtetuar se shkrimi dhe firma në gjobën e Bashkisë së Tiranës, për pesudodëmet që PD krijoi në protestën e 8 dhjetorit, është e falsifikuar, një fakt i bërë publik edhe nga ABC NewS. Ky falsifikim është provuar shkencërishtt!
Nuk ka më akt më të trupshëm dhe veprim më të pacipë se të falsifikosh, të mashtrosh dhe manipulosh publikisht, duke dashur të fyesh e denigrosh një punonjës të shtetit, familjen e tij dhe imazhin e PD-së.
Ky aventurier i paskrupullt, i cili jo për herë të parë akuzohet publikisht si i përfshihet në falsifikime dhe abuzime të ngjashme, që nga koha kur drejtonte Lëvizjen Mjaft, si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot edhe shkencërisht provohet se është i tillë edhe si kryetar bashkie.
Meqenëse publikisht, në pacipësinë e tij, ka deklaruar se nuk ka asnjë falsifikim në fletën e gjobës dhe se mban përgjegjësi publikisht për këtë, minimalisht duhet ta japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë, e cila për këtë vepër penale parashikon deri në 7 vite burg dhe deri në 2 milion lekë gjobë! ​


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima