Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë, në të cilën bëjnë pjesë kompanitë që kryejnë transport udhëtarësh kryesisht me Greqinë, ankohen se janë shndërruar në pre të gjobave mijëra euroshe, si pasojë e ligjit që i detyron të lëshojne biletë shqiptare kur vjen nga Greqia dhe anasjelltas. Një tjetër problem i shprehur nga shoqatat është ai taksimit të dyfishtë dhe informalitetit për shkak të ofrimit të të njëjtit shërbim nga mjete të palicencuara. “Me qëllim zgjidhjen e këtij ngërçi, ne kemi bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Financave për ndryshimin e kësaj pike” deklaroi Arjan Budo nga Ministria e Transporteve.