Gjobat,Berisha:Epidemia e plaçkitjes
tipar i shtetit policor të Edi Ramës

Gjobat,Berisha:Epidemia e plaçkitjes<br />tipar i shtetit policor të Edi Ramës
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me gjobat e vendosura për automjetet. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha e ka quajtur gjobitjen në kundërshtim me ligjet, ndërsa thotë se “gjobat vendosen për të mbuluar shpenzimet e Policisë së Shtetit”.
 
Ish-kryeministri Rama ka vijuar akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, duke u shprehur se kjo është “Epidemia e plaçkitjes (gjobëvënies) së qytetarëve, tipar tjetër i shtetit policor të neobllokmenit Edvin Kristaq Rama”.
 
“Gjobe me pre! Gjobe me pre! Gjobe me pre!
 
Epidemia e plaçkitjes (gjobvenies) se qytetareve, tipar tjeter i shtetit policor te neobllokmenit Edvin Kristaq Rama.
 
Te dashur miq, prej mese dy muajve, ne Shqiperi, mijera e mijera qytetare gdhijne ne mengjes te gjobitur nga skuadra te policise partiake socialiste, madje pa asnje dokument te firmosur nga inspektor policie por thjeshte me shpalljen e emrit ne faqen zyrtare te te gjobiturve te Policise Rrugore. Kjo sepse ata gjobiten ne kundershtim me ligjet dhe vetem e vetem se duhet te plotesojne planin qe kryekreu Edi Rama ka vendosur per te mbuluar shpenzimet e Policise se Shtetit me parate qe u grabit qytetareve per automjetet e tyre.
 
Kjo epidemi gjobash, me moton "gjobe me pre", nisi mbasi Rama beri paqe dhe vuri ne kontroll per hesap te tij Lojrat e Fatit, me te ardhurat e te cilave ishte zotuar se do te ndihmonte Policine. Ne serine e pafundme te gjobave, mediat kane raportuar gjoba te vendosura per te gjalle dhe per te vdekur, per emigrante qe kane nje dekade pa ardhur ne Shqiperi. Jane raportuar gjoba per automjete qe ende nuk kane filluar te qarkullojne, gjoba per kundravajtje qarkullimi ne zona qe automjeti nuk ka qene kurre, gjoba qe klonohen, pjelllin gjoba bija per te njejten kundravajtje”, shkruan Berisha.
 
Ish-kryeministri shton se qytetarët hasin vështirësi për të paguar gjobat, duke pritur në radhë të gjata. Më tej, Berisha akuzon kryeministrin Rama për zëvendësim të efektivëve të Policisë Rrudore me militantë partiakë, si dhe për “plaçkitje masive të qytetarëve nga qeveria Rama-Meta”.
 
“Pas vendosjes se gjobes nis kalvari i pasgjobitjes, ai i pageses se gjobes ne te cilin qytetaret, ne rradhe te gjata, humbasin jo ore por edhe dite. Per te realizuar kete skenar kryegjobvenesi Rama se pari shkriu Policine Rrugore dhe e zevendesoi me militant hajdut te PS. Se dyti prishen sistemin e radareve dhe fotografimit, me te cilin Policia faktonte kundravajtjen e qytetarit. Epidemia e gjobave eshte nje plackitje masive e qytetareve nga shteti policor i neobllokmenit Edvin Rama dhe bashkryetarit te tij Meta!!”, vijon Berisha në reagimin e tij.

berisha fb per gjobat
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit