Gjobat dhe detyrimet që do falen
 deri në datën 31 dhjetor 2011

Gjobat dhe detyrimet që do falen<br /> deri në datën 31 dhjetor 2011
Ministria e Financave ka gati draftin për faljen e gjobave, detyrimeve dhe interesave deri në datën 31 dhjetor 2011. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi një ditë më parë gjatë një konference për shtyp se falja e gjobave përfshin dy etapa fiskale.

Drafti parashikon faljen e të gjitha gjobave dhe detyrimeve dhe interesave deri në datën 31 dhjetor 2011. Pra nga 2011 deri në pesë vite mbrapa në kohë, falen të gjitha gjobat, detyrimet, interesat.

Ndërsa nga data 1 janar 2012 e deri më tani, i jepet një incentivë serioze sipërmarrjes duke i falur gjobat, dhe 30% e detyrimit nëse paguan 70% të detyrimit dhe në të njëjtën kohë proporcionalisht i ulet edhe interesi.

Sipas draftit falen gjobat jo materiale, pra ato gjoba që nuk kanë detyrim tatimor. Këtu përfshihen edhe gjobat për mos-deklarimin në kohë të punësimit. Është një hap shumë I madh në pastrimin e bilanceve, por është një hap akoma më i madh në klimën e biznesit”, deklaroi ministri Ahmetaj / ATSH/

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës