Gjobat e reja për biznesin e vogël
 që nuk paguan taksat në afat

Gjobat e reja për biznesin e vogël<br /> që nuk paguan taksat në afat
TIRANE- Projektligji që parashikon ashpërsimin e gjobave për evazion fiskal, nuk lë jashtë vëmendjes as biznesin e vogël, të cilit i kërkohet të respektojë shlyerjen e kësteve të tatimfitimit. Drafti, i depozituar tashmë për shqyrtim në Kuvend parashikon gjobë deri 15% të këstit për të gjithë ata biznese të vegjël që nuk bëjnë në kohë parapagimin e tatim fitimit, i cili sipas ligjit parapaguhet në 4 këste vjetore.

“Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30,të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15% të shumës së këstit për t’u paguar”, thekson një prej neneve, ku theksohet se të njëjtin fat do kenë edhe individët që janë subjekt i tatimit mbi fitimin.

 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë