Mjeku dhe deputeti Edmond Stojku ka theksuar se në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi gjobat për të pabindurit janë një ide shumë e mirë, pasi ai që mendon të dalë për vrap nga liqeni në këtë situatë, asnjë lloj mesazhi sensibilizues nuk do të bënte më efekt.
'Kur situata në të gjithë globin nuk ka ndikuar tek ai për ta bindur të qëndrojë në shtëpi', tha Stojku, 'atëherë gjobat janë ato që duhet për këtë pakicë njerëzish'.
Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Edmond Stojku, anëtar i Komisionit të Shëndetësisë, tha se nuk beson se Shqipëria do të përjetojë një skenar Italie, ndërsa në lidhje me ilaçet e përdorura për mjekimin e COVID-19, ato janë alternative në gjithë botën.
Në lidhje me masat e marra, për Stojkun edhe frika na efektin e vetë në këtë situatë pasi ndihmon në ndërgjegjësimin e popullit, por jo të krijohet panik për ta çuar situatën në kaos apo menduar se nuk do të kenë ç'të hanë, pasi këtu nuk po flasim për skenarë filmash.
Lexoni intervistën e plotë:
Sa i përgatitur është sistemi shëndetësor shqiptar, për një përhapje masive dhe numër të madh të prekurish si Italia?
Asnjë shtet në botë me përjashtim të 2 apo 3 shteteve si Koreja e Jugut, nuk kanë sistem shëndetësor që mund të përballojë valë infektimesh si ato të Italisë. Kur se përballoj dot sistemi italian si mund të llogaritet se mund ta bej i joni. Por pyetja e duhur do ishte nëse po marrim masa për ta përballuar një situatë si të Italisë. Dhe përgjigja këtu është optimiste pasi masat izoluese që po ndjekim kanë mbajtur nën kontroll numrin e të infektuarve. Çdo ditë që numri mbahet në kontroll është një fitore e madhe, pasi është një ditë e shtuar në rritjen e kapacitetit të sistemit shëndetësor, që edhe në rast se ndodh një skenar italie këtu, gjë që se besoj, shanset janë të larta të jemi të përgatitur.
Cilat janë ilaçet që eksperimentohen së fundmi, dhe a kemi shpresë se bota e civilizuar, do ta gjejë zgjidhjen brenda 2019?
Mjekimi në këto momente është alternativ në gjithë botën, por në parim bëhet me antiviral, antimikrobike, antisimptomatike dhe oxigjeno therapy. Dhe di të them që ne deri më sot i kemi gjetur zgjidhje murtajës, kolerës dhe dhjetëra viruseve të tjerë, që korona para këtyre është si miza para luanit. Dhe në kohë kur kemi fituar kundra tyre kemi qenë shumë më të ndarë dhe të pazhvilluar se sa jemi sot. Pra kur kemi pasur arritje të tilla në të shkuarën pse mos t'i kemi sot?
Si e gjykoni strategjinë e deritanishme të autoriteteve. Mos ndoshta slogani “frike jo” mbush rrugët dhe nuk konsideron si duhet covid 19?
Jo përkundrazi unë mendoj se duhet të kemi frike, e cila si pasojë sjell kujdes. FRIKE PO, KUJDES PO, PANIK JO!Unë besoj në komunikim. Nëse komunikohet siç duhet me njerëzit, të gjithë populli me përjashtim të disa individëve, do e kuptojnë seriozitetin e situatës pasi kanë ndërgjegjshmëri kolektive. Sa për ata individ problematik, ua siguroj se as frika nuk i ndalon, për të mos thënë që ju jep një ekzaltim nxitës për të shkelur masat kufizuese. Prandaj për këta individë është nxjerre ushtria dhe policia, por për masën e gjerë unë gjykoj se frika nuk është instrument dhe se me komunikim cilësor masat do respektohen.
Si një personazh që vini nga bluzat e bardha, a mendoni se ka ardhur koha të ndalim eksodin me metoda po aq radikale si atë ndaj virusit?
Unë mendoj se pas kësaj ngjarje, perceptimi dhe rëndësia që mjekët kanë në shoqërinë tonë do ridimensionohet, prandaj besoj se eksodi i tyre do ndalet, jo me masa radikale, por duke u dhënë vlerat që u kanë takuar dhe ju takojnë.
Shqiptari mesatar pyet nëse do ketë bukë në tavolinë, a mendoni se jemi vetëm në majën e ajsbergut dhe nëse nuk veprohet në kohë, kaosi dhe anarkia mund jenë edhe më të rrezikshme se COVID-19...
Ja dhe arsyeja pse thashë se frike s'duhet te ketë më shumë se ç'duhet. Jo, nuk do të ketë as kaos, as anarkia e aq me tepër mungesë ushqimi. Nuk jemi t the "Ëalking Dead".
Mesazhi juaj për daljet e pajustifikueshme, vrap, xhiro me qenin, etj etj. A do ishte me mire gjoba si ne vendet e BE që shkojnë deri ne 5 mije euro?
Nuk ekziston ndonjë mesazh që do arrinte të depërtonte te këta persona, nëse as mobilizimi i gjithë globit nuk e ka patur këtë efekt te ata. Prandaj gjoba me duket ide shumë e mirë.....Unë nuk mendoj se këta persona vërtet duan të shëtisin apo të bëjnë vrapë, por dyshoj se e kanë zët shtëpinë pasi ka vdekur romanca me partnerët e tyre. Prandaj mesazhi im është që përdoreni këtë kohë karantinimi që të rigjeni dashurinë e humbur me partneret tuaj. Gjoba me duket ide shumë e mirë.
O Mond! Per vete je ne rregull. Nuk po te kerkon njeri te besh proppgande,se rrogen ta uli ai i Gajti.Ndac fol, ndac mos fol, rrogen e ke te ulur.Nuk u pyt fare ai. Po sikur te te jap nje liste me te pakten 50 familje qe edhe ti njeh ( Shpendi t tregon me mire nqs ke harruar ndonje ), ti verifikosh , e te dalesh me burrni te tuash PO ose nqs te kam genjyer qofte edhe per nje, prape bastin e fiton ti.Mos u bej m.. fare
PërgjigjuPo ik flet ti servil sahalepires shtateqind parti nderron prandaj secen para vendi nga ju lepirsa ik lyrj floket me vaj ate bej! E mos jep mend se ska mbetur te ty apo do ndihen servilat ne kete periudhe!
PërgjigjuKu merr vesh ti po shko merr ndonje lek me fajde e luj bixhoz...a po tani ku do luash o legen?!!!
PërgjigjuPo lere doktorin te qete te shprehet, te pakten anen teorike te librave e di.
Njerzit jan pa buk ky ja fut po normale se vet jan t ngopur kta
PërgjigjuEdhe ne Evrope e kudo te Tilla Ligje Jane Vene.. Ndryshe nga Evropa qe Njerezimi i Respekton Ligjin ,jo nga frika por per te Jetuar kush e kupton.. Vetem ne Shqiperi ,,veshtire te kuptohet nga nje pjese te trullosur...
Përgjigju