Gjobat ndaj mjekëve,reagon “Urdhri”:
Sistemi përmirësohet me reforma

Gjobat ndaj mjekëve,reagon “Urdhri”:<br />Sistemi përmirësohet me reforma
TIRANË - Urdhri i mjekut kundërshton vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e masave ndëshkimore ndaj bluzave të bardha që tregohen të pakujdesshëm gjatë ushtrimit të detyrës. Ligji parashikon që gjoba maksimale nga 100 mijë lekë të bëhet 250 mijë lekë, por sipas Dine Abazajt, president i urdhrit të mjekut, sistemi shëndetësor nuk përmirësohet gjoba, por me reforma.

Mendoj që nuk rregullohet dhe nuk përmirësohet sistemi me masa ndëshkuese. Sa i përket kalimit në gjykimin masa ndëshkimore ndaj mjekëve, për çdo gjë që ndodh në institucion në radhë të parë duhet të japë llogari drejtuesi i institucionit. Duhet të japë llogari shefi i shërbimit për mjekët që ka në varësi dhe për ndodhurat që ndodhin në institucionin e tij  pastaj mjeku”- tha Din Abazaj,  Presidenti i Urdhrit të mjekut të Shqipërisë.

Urdhri i mjekut i Shqipërisë po organizon në Tiranë forumin mjekësor për vendet e Evropës Juglindore. Ministri i shëndetësisë së Ukrainës, Oleg Musi, i pranishëm në këtë aktivitet, ka bërë apel që mjeku të kihet në qendër të vëmendjes, pasi në jo pak raste atyre u rrezikohet jeta.

“Në këtë kohë në Ukrainë është luftë dhe mjekët janë në mes të këtij konflikti. Janë në vështirësi të madhe, pasi nuk kanë as siguri për jetën. Delegacioni jonë në këtë aktivitet ka si mision sigurinë e jetës së mjekëve në Ukrainë, por edhe në mbarë botën. Në këtë takim jemi përfaqësues nga 11 shtete dhe prioriteti ynë është të gjenden mënyra për të mbrojtur mjekët në këto situata të rrezikshme lufte”. –tha Oleg Musi, Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës
 
Për përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë, të pranishëm në këtë takim , paketa e kontrollit bazë të popullatës 40-65 vjeç që do të rrisë cilësisë së shërbimit ndaj popullatës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024