Gjobat rrugore,policia: Tani
do vihen poshtë derës

Gjobat rrugore,policia: Tani<br />do vihen poshtë derës
Në një të ardhme të afërt, gjobat e policies rrugore ndaj kundravajtësve në rrugë do vijnë me zarf në shtëpi ose në punë. Një sistem i ri kamerash është duke u montuar thuajse në të gjithë kryqëzimet e Tiranës si dhe në rrugët interurbane, ku dhjetëra kamera që kanë një cilësi shumë të mire rregjistrimi, do monitorojnë me imtësi të gjithë shoferët "fluturues". Projekti është në fazën fillestare të tij, por shumë shpejt Policia e Shtetit do fillojë aplikimin e gjobave që vihen në mënyrë elektronike nga kamerat randar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Vullnet Topalli tregon për gazetën "Shqiptarja.com" se momentalisht projekti është në fazën përbyllëse ku një grup teknikësh janë duke kryer montimet e fundit në sallën qëndrore, nga ku do të mblidhen të gjitha të dhënat për drejtuesit e mjeteve që shkelin sinjalistikën rrugore. Topalli shton se, personat që do kapen nga kamerat me shkelje do gjobiten në mënyrë elektronike, ku më pas detyrimi financiar do i dërgohet me zarf në shtëpi ose në vendin e punës.

GJOBA POSHTË DERËS
Drejtuesi i Përgjithshëm I Policisë Rrugore Vullnet Topalli, tregon se kamera të një cilësie të lartë që janë në gjëndje të kapin qartë, targën e makinës, vendosjen e ripit të makinës nga ana e drejtuesit të saj, si dhe ndezjen ose jo të sinjaleve, janë duke u montuar në kryqëzimet e rrugëve të Tiranës dhe rrugët që lidhin qytetet njëri me tjetrin. Topalli tregon se shumë shpejt një drejtues mjeti që filmohet me shkelje, do gjobiten automatikisht në banzë të shkeljes rrugore që ai konsumon. Kreu i policies rrugore thotë se gjoba nuk do vendoset nga punonjësit e policisë rrugore në teren, por nga një aparaturë elektronike e cila ka të programuara të gjitha shkeljet dhe tarifat financiare siç i parashikon kodi rrugor. Kjo paisje sipas tij qëndron në qëndrën e monitorimit të kamerave, ku dhe do printohen gjobat për kundravajtësit. Më pas fatura e gjobës, do vuloset nga punonjësit e monitorimit të kamerave, nga ku do futet në zarf ku do i dërgohet me postë në adresën e banimit ku banon personi.

ZBULIMI I ADRESËS
Identifikimi i adrresës së kundravajtësve do bëhet nëpërmjet sistemit të të dhënave të rregjistrimit të makinave. Momentalisht policia rrugore ka një system elektronik ku ka të rregjistruara të gjitha automjetet, karakteristikat fizike të tyre, emrin e personit që e posedon mjetin si dhe adresën e banimit të tij. Ky sistem në bashkëpunim me sistemin e ri që është duke u montuar, do arrijnë në kohë record ndëshkimin e personave që nuk respektojnë rregollat rrugore. Në rast se drejtuesit e mjeteve nuk do i binden pagimit të gjobës, atëherë shuma financiare do I mbahet atyre kur të ndalohen nga punonjësit e patrullave të përgjithshme. Kjo praktike e re që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt në një farë mënyre, shmang përplasjen mes policëve rrugorë dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët gjithmonë kundërshtojnë gjobat e vendosura nga efektivat e policisë rrugore.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë