Gjobë 1 milion Braces
u padit për shpifje nga Vokshi

Gjobë 1 milion Braces<br />u padit për shpifje nga Vokshi
Deputeti i PS, Erion Brace, ka marrë një gjobë të majme sot, nga Gjykata e Tiranës. Brace u gjobit me 1 milion lekë për shpifje ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi.

Në kërkesë-paditë Vokshi pretendon se shpifjet në emrin e saj i kanë cenuar dinjitetin e reputacionin. Bëhet fjalë për deklarata në të cilat emri i Vokshit përmendet si i përfshirë në afera korruptive. Brace akuzonte Vokshin për mosdeklarimin e pasurisë së Arian Tartarit dhe për abuzim detyre, duke ushtruar ndikim te Kryeministri për të përfituar disa koncesione.

Ne paditë pretendohet se Vokshi nuk e ka deklaruar pasurinë e Arian Tartarit, pasi ai nuk është bashkëshorti i saj, por bashkëjetues. Gjithashtu thuhet se koncesionet ishin përfituar në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligji.

Vokshi ka paditur për të njëjtat akuza edhe deputetin Tahiri bashkë me 8 kolegë të tjerë socialist: Eduard Shalsi, Eltar Deda, Erion Braçe, Mimi Kodheli, Taulant Balla e Olta Xhacka, Vasilika Hysi dhe Besnik Bare. Albana Vokshi deri më tani ka fituar gjyqet me deputetët Eduard Shalsi, Sajmir Tahiri dhe Artan Gaçe dhe sot edhe ndaj Erjon Braces. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'