TIRANE - Inspektoriati Shëndetësor ka gjobitur me vlerën e 350 000 lekëve të reja 6 lokale nate në kryeqytet, ndër më të njohurat, pasi nga kontrollet e ushtruara gjatë fundjavës ka rezultuar se nuk kanë zbatuar ligjin anti-duhan.
Kështu gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Ispektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë me në krye Eltar Dedën, janë vendosur gjoba në vlerën e 350 mijë lekëve të reja për lokalet: MATRIX, MUMJA, ARENA, MOSCOW, TABOO dhe DREAM CITY pasi nga kontrollet e ushtruara në kryeqytet ka rezultuar se këta lokale nuk kanë zbatuar ligjin anti-duhan.
Po ashtu janë marrë masa administrative edhe ndaj pronarëve dhe administratorëve të këtyre lokaleve.
Në aksionin e Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë, i pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndoqi nga afër zhvillimin e aksionit.
Në komunikatën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se prania e ministrit Beqaj në këtë aksion, shpreh vullnetin e qartë të qeverisë për të mbështetur Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor në zbatimin e ligjit anti-duhan si dhe tolerancë zero për shkelësit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com