Gjobë e majme ndaj ish-avokatit të Trump, pritet të paguajë mbi 47 mln dollarë për shpifje

Gjobë e majme ndaj ish-avokatit të Trump, pritet të paguajë mbi 47 mln dollarë për shpifje

Rudy Giuliani

Anëtarët e një jurie diskutuan të premten për të dytën ditë me radhë për të përcaktuar se çfarë shume duhet të paguajë Rudy Giuliani ndaj dy ish-zyrtareve të zgjedhjeve në Xhorxhia lidhur me akuzat për përhapjen e gënjeshtrave për ta pas zgjedhjeve të vitit 2020 që shkaktuan një valë kërcënimesh raciste dhe dëmtuan jetët e tyre.

Juria e shqyrtoi çështjen për më shumë se tre orë të enjten, pas një gjyqi tre-ditor në gjykatën federale të Uashingtonit. Zoti Giuliani tashmë është shpallur përgjegjës për shpifje për këtë rast dhe juria po shqyrton vetëm për dëmshpërblimin që ai duhet të paguajë.

Wandrea "Shaye" Moss dhe nëna e saj, Ruby Freeman, po kërkojnë dhjetëra miliona dollarë dëmshpërblime lidhur me pretendimet e rreme të zotit Giuliani që i akuzoi ato për mashtrime me votat ndërsa ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut po përpiqej të mbante në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump pasi demokrati Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Ndërkohë, zoti Giuliani përballet me akuza të tjera lidhur me kohën kur shërbente si përfaqësues ligjir i zotit Trump.

Zoti Giuliani ka vazhduar të përsërisë teorinë e rreme të konspiracionit ku pretendon se dy gratë ndërhynë në zgjedhjet në Xhorxhia, përfshirë komentet e bëra të hënën para gazetarëve pas fillimit të gjyqit, argumentuan avokatët e dy grave në deklaratat përmbyllëse.

Avokatët kërkojnë një dëmshpërblim prej të paktën 47 milionë dollarësh për ato që dy gratë përjetuan si rezultat i frikësimeve dhe kërcënimeve të jetës së tyre.

Avokati i zotit Giuliani ka pranuar se klienti i tij kishte gabuar, por ka këmbëngulur se ai nuk ishte plotësisht përgjegjës për problemet me të cilat u përballën gratë. Dëmshpërbilmet që kërkojnë gratë janë padrejtësisht të larta dhe do ta shkatërronin financiarisht zotin Giuliani, argumentoi avokati mbrojtës./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale