"Gjobë, ja ku e keni atë që thyen rregullat", futbollistët e Tiranës thyjnë karantinën dhe stërviten më Selman Stërmasi

Çdo aktivitet sportiv në Shqipëri është mbyllur prej ditësh për shkak të situatës së jashtëzakonshme. Madje as në rrugë nuk lejohen minimumi dy njerëz të ecin pa respektuar distancën e sigurisë, por rregullat janë thyer nga futbollistët e Tiranës. Madje janë vetë ata që e konfirmojnë thyerjen e karantinës. 

Të paktën tre futbollistë janë stërvitur sot në stadiumin Selman Stërmasi. Për më shumë vetë lojtarët e dinë se kanë thyer rregullat. Idriz Batha ka publikuar një foto ku me shaka i thotë Tefik Osmanit "gjobë".

Edhe Majkell Ngoo, futbollisti anglez i Tiranës ka publikuar foto duke u stërvitur në stadium.

Kujtojmë se, FSHF ka anulluar çdo aktivitet futbollistik, madje ka urdhëruar klubet për të ndalur akrivitetin për të mos favorizuar përhapjen e koronavirusit, por tek Tirana duket se ndodh ndryshe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem